Hatim Baxhaku: PDK-ja parti mafioze, Vetëvendosje! e rrugës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, PDK-në e sheh si parti mafioze, ndërkaq Vetëvendosjen, parti të dalë nga rruga.

Ai, gjatë një takimi në fshatin Piranë, ka thënë se në zgjedhjet e 22 tetorit, do t’i ketë vetëm këto dy subjekte politike.

“Unë në këto zgjedhje përballë e kam një parti(PDK), që për 10 vite ka keqqeverisur dhe zhvatur për një grup mafioz, dhe një grup tjetër(Vetëvendosje), i cili erdhi nga rruga duke shkatërruar institucionet”, tha Baxhaku.

Ai, premtoi se do të punojë për të përmisuar jetën e qytetarëve të Prizrenit.

“Do të punoj 24 orë për të gjithë qytetarët”, premtoi Baxhaku në Piranë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit