Hatim Baxhaku premton zgjidhje për rrugën e pazgjidhur nga Ramadan Muja

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka premtuar se do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të rrugës së Tranzitit në Arbanë.

“Në kohë të shkurtër do angazhohem që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë , në bashkëpunim me komunitetin duke respektuar dhe kompensuar pronën për pronarë”, premtoi Baxhaku.

“Po ashtu do kërkoj që organet e drejtësisë të japin rrugë kontesteve pronësore sa më shpejteë në mënyrë që ky projekt të vihet në shërbim të qytetarëve, i cili edhe do shkarkonte tollovitë e makinave në Prizren”.

“Ky projekt i përuruar në vjeshtën e vitit 2015 nga kryetari në ikje Muja , sot kësaj dite ka mbetur i papërfunduar si pasojë e neglizhencës të autoriteteve komunale për zgjidhjen e kontestit pronësor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit