13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Haxhi Avdyli: Projektet e Ramadan Mujës kanë mbetur në gjysmë

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka akuzuar pushtetin lokal të Ramadan Mujës, se i ka lënë në gjysmë shumë projekte të infrastrukturës. Sipas tij, projektet, të cilat nuk janë përfunduar, kanë filluar nga viti 2013-të.
Avdyli ka numëruar projektet e mbetura në gjysmë.

“Projektet të cilat nuk kanë përfunduar janë : shkolla në Gjonaj, Dedaj,Velezhë në lagjen “Bajrama Curr”, Qendrën Kulturore në Medvec, Mushnikovë, si dhe fusha sportive në Arbanas”, tregon Avdyli.

Sipas tij, shumë rrugë e kanalizime kanë mbetur të papërfunduar në fshatra.

“Këto projekte kanë filluar në vitin 2013,madje edhe më herët e nuk po kryhen sot e kësaj dite, kurse në anën tjetër po planifikojnë projekte të reja për shumicën prej tyre nuk dihet ku do i marrin mjetet”.

“Bëhet fjalë për shtrimin e disa rrugëve e rrugicave nëpër fshatra”.

“Ne po hyjmë në vitin e fundit të qeverisjes së kësaj qeverie komunale ku shkeljet, keqpërdorimi i pronës dhe parasë publike, nepotizmi, politizimi i skajshëm mbeten letërnjoftimi i këtij pushteti komunal që sundoi për këto vite”.

“Prizreni humbi një dekadë, në ekonomi e punësime, ku humbësi më i madh mbeti qytetari i ndershëm, kurse fitues mbeti një klan i vogël njerëzish servil të PDK-së”.

“Prandaj, sot nuk i bëjë thirrje kësaj klase politikanesh për përgjegjësi e dorëheqje, sepse ato kërkesa qytetare i kanë neglizhuar, duke udhëhequr edhe me vendime gjyqësore”.

“Thirrja ime vlen për qytetarët prizrenas veçanërisht për ata që kanë votuar këta zaptues, të mendojnë thellë dhe të rivleresojnë dhe të mos përsëritin gabimet e së kaluarës për të ia zgjatur edhe me tutje jetën krimit politik në këtë qytet”.

“Prandaj, vota plebishitare për ndryshim, kurdo që do të mbahen zgjedhjet do jetë shpërblimi nga qytetarët për PDK-në dhe satelitët e saj, për keqqeverisjen dhe keqpërdorimin që kanë ushtruar në këto vite”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit