10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Haxhi Avdyli refuzon postin e zëvendësministrit, për ta forcuar LDK-në në Prizren

haxhi avdyli 2Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se e ka refuzuar postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë, për të forcuar partinë në këtë qytet.

Ai, përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar kryeministrin Mustafa për besimin e thënë, ndërkohë që ka paralajmëruar fuqizmin e partisë së tij në Prizren, dhe rikthimin në pushtet.

Ai shkruan në Facebook:

Të nderuar miq,
Dua të falenderoj publikisht Kryeministrin Isa Mustafa dhe strukturat tjera të Ldk-së ,për besimin ndaj meje, që si profesionist shëndetësor të kontriboj në reformën shëndetësore nga pozita e zëvendës Ministrit të shëndetësisë. Por unë kam marrë një vendim tjetër. Pa dashur të ik nga pergjegjësia , dhe pa ndalur kontributin tim për shendetësinë ,kam vendosur ti përkushtohem punës në forcimin e Ldk-së nê Prizren. Aktivistët me besimin ndaj meje në Kuvendin e fundit zgjedhor , lidhen kontratë me mua si Kryetar i ri ,për të bërë Ldk-në fituese në qytetin e Prizrenit. Këtë besim të tyre do ta kthej me punë të përkushtuar dhe të ndershme për qytetarët e Prizrenit . Prandaj prioritet i im në këtë periudhë vendimtare ,mbetet Ldk dhe alternativa jonë për Prizrenin. Në të njëjtén kohë , do insistoj për një përfaqësim sa më dinjtoz të Prizrenasve në Qeveri. Shpresoj të më mirëkuptoni.

Më Shumë

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit