15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Haxhi Avdyli: Si guxon dikush të thotë se Rugova ishte tradhëtar!

haxhi avdyli 2Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët e kanë quajtur ish- presidentin e vendit, Ibrahim Rugova tradhëtar.

Avdyli në një postim në Facebook ka thënë sesi guxon dikush që ta quajt Rugovën tradhëtar, kur ai ka qenë në ballë të rezistencës. Sipas tij, nuk duhet që të privatizohet UÇK-ja, ngase nuk është e asnjë partie politike.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Kur filloi lufta për clirimin e Kosovës nga pushtimi serb?
Ai ishte proces apo akt I vequar?

Pushtim I Kosovës nga ushtria Serbe .Viti 1912.Rezistencë ndër vite .Luftoi Isa Boletini,Hasan Prishtina ,Azem Bejta e Shotë Galica.Luftoi Shaban Polluzha me mijëra luftëtar.Luftuan patriotët e NdSh . Mbajtën gjallë flakadanin edhe mijera të burgosur patriot per 50 vjet të sundimit komunist Jugosllav.Protestat e 1968 e 1981 ishin edhe ato një luftë e vogël për liri kombëtare. Luftë ishin vrasjet e demostruesve në 1989 1990 e 1991.

Sublimim I kërksave për liri e bëri LDK e elitës intelektuale e cila rezitencën dhe luftën për lirie vetëm e vazhduan .Kjo fazë e historisë e rezistencës paqesore active në ballë me Ibrahim Rugovën, me ndërkombëtarizim tëqeshtjes sonë ishte ruajtje e substancës tonë kombëtare dhe ishte parapërgaditje për luftën e popullit të Kosovës të rreshtuar në UCK.

Liria e kurorzuar në vitin 1999 e ndihmuar edhe nga miqtë ndërkombëtar ,ishte nje process I gjatë që filloi nga gjysherit tanë e përfundoi me ne ku kontribuam të gjithë dikush me jetë e dikush me laps e me djersë .Uck nuk është pronë e asnjë partie e as një shoqate të politizuar, e nje grupin të interesi që perms luftës po deshirojne te arrijnë qellimet përfituese për vete dhe për grupin.Uck eshtë e jona ,eshtë e imja ,e juaja.Uck është e Ibrahim Rugovës ,e Adem Demaqit ,e HashimThaqit ,Jakup Krasniqit, Ramush Haradinës ,e Ukë Bytyqit .Uck është e të gjithëve .Uck është e jona.Mos e lëndoni luftën tonë të shenjtë duke shpallë tradhëtar Ahmet Krasniqin,Tahir Zemën ,Ukë Bytyqin,Ekrem Rexhën ,Agim Ramadanin e shumë tjerë njerzit që luftuan dhe vdiqën për liri që ne por edhe kryetarët e veteranëve të gëzojnë lirinë.

Si guxon dikush të thote që Ibrahim Rugova ,njeriu I Velanisë të ketë qenë tradhëtar ,kur ishte në ballë te nje rezistence popullore. Atthua edhe ne të ishim të tillë ,tërë populli I Kosovës I rreshtuar pas tij që luftën e bëmë ndryshe në ato vite .A duhet edhe resistencen e 1968 e1981 ta shpallim tradhëti kombëtare ,pse nuk rrokëm armët për ta luftuar armikun. Historia jonë është proces .Populli I Kosovës luftoi në vazhdimësi .Vetëm forma ka ndryshuar. Lufta për liri nuk filloi dhe mabroi në 1999. Apo ndoshta për dikënd kontributi për liri edhe mund të ketë filluar në vitin 1999 por populli rezistoi dhe luftoi në të gjitha periudhat historike .
Berndt Fischer, një prej historianëve albanologë më të njohur bashkëkohës, i pyetur se si duhej të silleshin dijetarët me të shkuarën, është përgjigjur se çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë, sepse vetë kuptimi i së kaluarës ndryshon bashkë me ndërrimin e brezave. E tillë është nga thelbi i vet shkenca e historisë: në një proces revizionimi të përhershëm, jo vetëm për shkak të mendësive të ndryshme të brezave, jo vetëm për shkak të zellit të fitimtarëve për të ndryshuar përfytyrimin për të shkuarën dhe për ta projektuar ardhjen dhe fitoren e tyre nga koha që jetojnë.

Por lufta për liri është proces I shumë brezave pa marrë parasysh a e pranojnë edhe ata që kanë përvetësuar tapitë e të qenurit UCK e vërtetë. Sepse edhe nëse mohohet që toka rrotullohet rreth diellit, ajo do vazhdojë të rrotullohet.

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit