10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haxhi Avdyli: Do ta ndryshojmë Prizrenin

haxhi avdyli 2Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se Prizreni do të ndryshojë, me rikthimin e LDK-së në pushtet. Në një intervistë dhënë për Gazetën Blic, Avdyli thotë se qeverisja e Ramadan Mujës ka dështuar të jetë një qeverisje për qytetarët. Sipas tij, qeverisja e Prizrenit nga PDK u karakterizua me skandale të shumta korruptive.Avdyli thotë se po vërehet një vullnet për ndryshimin e qeverisjes në Prizrenit.

“Platforma jonë do jete një alternativë e detajizuar nga ekspertët më të mirë të qytetit, ku thelbi i platformës do jetë zhvillimi ekonomik”, thotë ai.
Avdyli i cili nga anëtarësia e LDK-së para se të zgjidhej kryetar u pa si unifikues i degës, që ishte përçarë thellë gjatë udhëheqjes nga Eqrem Kryeziu, thotë se ka shumë të interesuar në fuqizimin e partisë.

“Që nga dita e parë e punës si kryetar i degë, janë me qindra qytetarë që vijnë në zyre për urime dhe gatishmëri për tu angazhuar dhe riangazhuar për fuqizimin e LDK-së. Poashtu edhe ne kemi vizita në të gjitha institucionet dhe organizatat në qytet, për tu njohur me problemet e tyre dhe diskutuar zgjidhjet më të mira”, thotë Avdyli.
Ai në këtë intervistë flet për garën e ardhshme për kryetar të Komunës së Prizrenit, për koalicionin PDK- LDK…

Gazeta Blic: Z. Avdyli para pak ditësh keni ardhur në krye të degës së LDK-së në Prizren. Cilat janë sfidat me të cilat po përballeni si degë, kur dihet fakti se tash e sa muaj LDK në Prizren ishte pa udhëheqës?

Haxhi Avdyli: Dega e LDK-së në Prizren, si një nga degët më të mëdha në Kosovë, ka pasur ngritjet dhe rëniet e veta, por ka ruajtur substancën e votuesve të vetë. Jemi në fazën e konsolidimit të degës në ato pika ku është vërejtur një mosfunksionim si p.sh., Forumi i Rinise, Forumi i Gruas, Këshillat profesionale dhe shpeshtimi i kontakteve me nëndegë dhe aktivistë të vjetër.
Gazeta Blic: Pas ardhjes suaj po shohim më shumë aktivitete që po zhvillon LDK-ja. Ku do të jetë fokusi i juaj si kryetar i kësaj dege?

Haxhi Avdyli: Që nga dita e parë e punës si kryetar i degë, janë me qindra qytetarë që vijnë në zyre për urime dhe gatishmëri për tu angazhuar dhe riangazhuar për fuqizimin e LDK-së. Poashtu edhe ne kemi vizita në të gjitha institucionet dhe organizatat në qytet, për tu njohur me problemet e tyre dhe diskutuar zgjidhjet më të mira.

Gazeta Blic: Prizreni mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme shumë shpejt, për shkak se kryetari aktual, Ramadan Muja është në procese gjyqësore. Çka e karakterizon qeverisjen e kaluar dhe çka ofroni ju si LDK?

Haxhi Avdyli: Qeverisja e Ramadan Mujës ka dështuar të jetë një qeveri e qytetareve, një qeveri transparente dhe e zhvillimit ekonomik. Qeverisja me shumë skandale korruptive që nga kryetari deri te zyrtarët e qytetit, ka qenë pa ndonjë plan qeverisës dhe e pasuksesshme në shfrytëzimin e potencialit njerëzor, ekonomik, turistik që ka Prizreni dhe prizrenasit. Tani vërehet një vullnet për ndryshim te qytetarët e Prizrenit, platforma jonë do jete një alternativë e detajizuar nga ekspertët më të mirë të qytetit, ku thelbi i platformës do jetë zhvillimi ekonomik.

Gazeta Blic: A do të garoni ju nga LDK për kryetar të Prizrenit?

Haxhi Avdyli: Ne do diskutojmë me qytetarët dhe strukturat tona, se cili do jetë kandidati fitues i LDK-së për të parin e qytetit, me të cilin do sjellim ndryshimin e shumëpritur dhe do i kontribuojmë secili fitores së tij.
Gazeta Blic: Nëse do të garoni, do të hyni në koalicion me partitë atje, apo do të hyni i vetëm më LDK-në?

Haxhi Avdyli: Ne si LDK do i hyjmë vetë garës dhe aleanca do jetë me qytetarin e orientuar për një qeverisje ndryshe .

Gazeta Blic: Z. Avdyli LDK fillon së shpejti zgjedhjet e brendshme partiake. Kënd do ta përkrahni për kryetar të LDK-së? Do ta përkrahni kryetarin aktual, Isa Mustafën, nëse do të rikandidoj, apo keni ndonjë preferencë tjetër?
Haxhi Avdyli: Tani nuk është momenti i paraqitjes së preferencave, sepse tani tërë potencialin tonë si degë e kemi orientuar në fuqizimin e degës dhe punës me strukturat e LDK-së në teren.

Gazeta Blic: Cili është qëndrimi i juaj për koalicionin PDK- LDK? Jeni pro apo kundër këtij koalicioni, kur dihet se një pjesë e madhe e deputetëve të partisë suaj votuan kundër?

Haxhi Avdyli: Nuk ka qenë koalicion i parapëlqyer, por i domosdoshëm për nxjerrjen e Kosovës nga bllokada.

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit