20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Haxhi Shala, “xhokeri” i Qeverisë së re

Vizita e mbrëmshme e presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj te deputeti Haxhi Shala ka qenë vendimtare në sigurimin e votës së 61-të për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Kjo vizitë e kreut të shtetit, sipas deputetit të Nismës Socialdemokrate, ka bërë që të ndryshojë qëndrimin e tij kundër Qeverisë Hoti.

Kontributin e tyre, në ndryshimin e votës së Shalës, nuk e mohuan as kreu i shtetit, e as kryetari i AAK-së, raporton KOHA.

Thaçi tha se këshilla u jep të gjithë të interesuarve e Haradinaj thotë se i tregoi Shalës së si do të vepronte ai po të ishte deputet .

Por, për Fatmir Limajn e Nismës, më e rëndësishme është se Qeveria Hoti në fund ka marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të partisë së tij.

Ndaj deklaratës së deputetit Haxhi Shala, lidhur me ndikimin e vizitës së Thaçit e Haradinajt në ndryshimin e votës së tij, ka reaguar shoqëria civile.

“KDI shpreh shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë Hoti. Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”, shkruhet në reagimin e KDI-së.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që ‘deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’”, shkruhet në vazhdim.

Ndërhyrjen në votën e Haxhi Shalës e ka quajtur të papranueshme edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Viola von Cramon tha se ky është sinjal jashtëzakonisht i keq dhe tregon se roli i Parlamentit, që garantohet me Kushtetutë, është i minuar.

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Fillon riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma”, e cila ka një gjatësi prej rreth një kilometri. Komuna ka bërë të ditur se rruga...

Lajmet e Fundit