9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër nuk do të bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë”.

“Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. Nesër S’do ta bëj pranim-dorëzimin sepse s’mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”.

Kurti deklaroi se pati një qeverisje të mirë për këta muaj sa ishte në krye të detyrës së kryeministrit.

“Kemi mbajt 39 mbledhje, janë marrë 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punë, e kabinetin qeveritar për bashkëpunim dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”.

“Që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dëshmuar se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend, se subjekti më i madh është VV. Kemi dëshmuat që mund të qeverisim pa Listën Serbe e pa u varur nga ta”.

Ai me tej deklaroi se kanë dëshmuar që mundet të zvogëlohet kabineti qeveritar dhe se mund të qeveriset me numër të vogël  të pjesëtarëve të kabinetit.

“Kemi dëshmuar se mund të zvogëlohen pagat e qeveritare, se mund të ndalet gjakderdhja financiare në asflatin e shtrejnjtë, mund të menaxhohet pandemia pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme me sukses shembull”.

“Kemi dëshmuar që mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, e të ndihmohet Presheva e Medvegja. Se bordet mund të shkarkohen bordet, kur ata janë familjarë të presidentit”, ka thënë Kurti në një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit