19 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Haziri: Presidente dërgojeni në Kushtetuese për interpretim nenin 117

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri duke komentuar ngërçin politik në vend thotë se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka një sfidë të vogël politike për të zgjedhur. E këshillon që ta dërgoj në Kushtetuese për sqarim nenin 117 të përgjigjes së Kushtetueses.

Në një mesazh për presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Lutfi Haziri e ka porositur këtë të fundit për të zgjidhur ngërçin, i cili sipas Hazirit për Jahjagën është “situatë e vogël politike”.

Haziri ka kërkuar që Jahjaga të marrë rolin e saj unifikuese si presidente.

Statusi i plotë i Lutfi Hazirit në Facebook:

Për presidenten e Republikës,

Ne qytetarët dhe të zgjedhurit e Republikës jemi të vetëdijshëm se jeni në Zyrën kryesore për të përfaqësuar unitetin dhe jeni pasuese e Dr. Ibrahim Rugovës – presidentit historik, Dr. Fatmir Sejdiut – presidentit të pavarësisë, derisa për pak ditë edhe të ekselencës e tij Behgjet Pacollit – Bacit, të cilin LDK e nxorri nga zyra. Mbaje në mend se të sipërpermendurit e kanë udhëhequr popullin e Kosovës me sfida e probleme të mëdha madje edhe sfida lufte! E Ju, zonja Presidente, e keni në mandat që ta zgjidhni një situatë të vogël politike! Të lutem, tregohuni e dinjitetshme dhe unifikuese. Dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nenin 117 dhe uroje pesë vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Dërgojeni pyetësorin dhe ndihmojeni vendin për dalje nga kjo situatë. Pas kësaj, edhe pozita e juaj si Presidente do të besohet përnjëmend, e jo ajo që thuhet se jeni ‘Marioneta e këtij vendi’. Zgjidheni vetë: unifikuese apo marionetë! Për fund, ju ftoj ta vizitoni Gjilanin dhe Anamoravën për të parë se si po e mbajmë shtetin në ‘këmbët e qelqit’, ku ngërçi nënkupton mungesë buxheti dhe marrje të taksave komunale nga Qeveria brenda natës! LH

Më Shumë

Përurohet busti i dëshmorit Bahri Gallapeni në Dobërdelan

Sot në fshatin Dobërdelan është përuruar busti i dëshmorit të kombit, Bahri Gallapeni. Ky bust është një shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tij...

Qytetarët e Rahovecit zgjedhin projektin për hapjen e lumit në Opterushë

Komuna e Rahovecit ka përmbyllur me sukses ciklin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje, ku qytetarët patën mundësinë të vendosin vetë për projektet që...

Lajmet e Fundit