Hendboll, Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri të dielën është luajtur derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në një atmosferë të bukur sportive, janë takuar Vushtrria dhe Rahoveci. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet, transmeton Klankosova.tv.

Të dy skuadrat kanë pretendime për pozitat e kreut në këtë kampionat dhe me paraqitjen e treguar kanë dëshmuar se janë në rrugën e duhur.

Megjithatë më shumë nga loja kishin “vreshtarët” që kanë fituar me rezultatin 34:30. Pas pjesës së parë mysafirët kishin epërsi prej dy golave, ndërsa epërsinë konstante e kanë mbajtur deri në fund.

Vushtrriasit e kthyer në Superligë, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të kaluar në epërsi, duke e bërë ndeshjen interesante dhe të fortë deri në fund.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Deçanit me rezultat 34:21.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit