19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

“Hera e parë”, Shiten për 30 minuta të gjitha biletat

52744_7Janë shitur të 800 biletat për shfaqjen e së hënës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Hera e parë” që sjell në Tiranë balerinët më të njohur shqiptarë nëpër botë, ka shënuar edhe njëherë një rekord. Zyra e shtypit pranë TKOB, konfirmon që çmimet kanë qenë të njëjta si për të gjitha shfaqjet (500 lekë bileta për në sallë dhe 1000 lekë në plate).

Nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, balerinët shqiptarë ndër më të famshmit në botë, Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Erjon Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori, e miqtë e tyre Claudia Veçhi, Beatriz Uhalte Cisneros, Alessandro Macario do të sjellin në skenë pjesët e tyre më të arrira. Shfaqja vjen në Shqipëri me mbështetjen e ministrisë së Kulturës dhe asaj të Jashtme. Ajo është një gala me repertor klasik, neoklasik, modern, kontemporan, abstrakt. Do të ketë një pjesë që interpretohet nga Erion Kruja (që punon në një kompani të madhe në Londër), ndërsa Kledi Kadiu interpreton një pjesë që Genti Doda e koreografoi enkas për këtë shfaqje, nën tingujt e kabasë.

Në të prezantohen stilet e ndryshme që balerinët kanë marrë nga çdo kompani e ambient që kanë punuar. “Hera e parë” sjell në Tiranë emra të njohur të baletit shqiptar, që interpretojnë për kompani baleti nga më prestigjiozet në botë, si “Hofesh Shechter Company”, “The Forsythe Company”, “Aterballetto”, “Balletto di Roma”, “Teatro san Carlo di Napoli”, “Compania Nacional de Danza”, “Balletto Classico Cosi Stefanescu”, “Balletto di Montecarlo”. Spektakli është ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, drejtor artistik Gentian Doda. TKOB, 5 maj 2014, ora 20.00.

Më Shumë

Ngritet aktakuzë ndaj një gorani për krime lufte në Suharekë e Rahovec

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona...

Vrasja e 19 vjeçares para 11 vjetësh në Prizren nga dy shtetas të Shqipërisë, si u arrestua dhe ekstradua i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe është ekstraduar nga Britania një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur para 11 vitesh...

Lajmet e Fundit