Hernandez i vendosur të qëndrojë në Milan, refuzon Manchester City-n dhe Parisin

Ylli i madh i skuadrës së Milan-it, Theo Hernandez, si duket ka vendosur të qëndrojë te kuqezinjtë, pavarësisht se në drejtim të tij kanë ardhur oferta të majme nga klube të mëdha evropiane.

Manchester City e Paris Saint Germain, ishin disa nga ekipet të cilat interesoheshin për Theo-n, por ai pritet t’i qëndrojë besnik skuadrës së Milan-it.

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane “Calcio Mercato”, drejtuesit e klubit kuqezi kanë avancuar bisedimet me futbollistin e tyre, për të vazhduar kontratën e cila i skadon në qershor të vitit 2024.

Në kontratën e tij aktuale, 24-vjeçari përfiton një pagë prej 1.5 milionë euro në vit, por Maldini dhe Massara, i kanë propozuar atij një marrëveshje të re që do të përfitonte dyfishin e pagës aktuale plus bonuse tjera.

Mirëpo, mbrojtësi francez dëshiron një milion më shumë sesa ajo që i propozuan drejtuesit, në mënyrë që ai të hedhë firmën mbi kontratën e re.

Pra, një diferencë e vogël mes kërkesës së futbollistit dhe ofertës së drejtuesve, e cila siç thonë mediat në Itali, shumë shpejtë mund të përfundojë me një marrëveshje të re.

Theo Hernandez po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë me kuqezinjtë, i cili është ndër faktorët kyç në formën e mirë që po kalon skuadra e Stefano Pioli-t.

Kujtojmë që Milan-i e transferoi Theo-n në verën e vitit 2019 nga skuadra e Real Madrid-it, për shifrën e 22 milionë eurove, ndërsa vlera aktuale e tij, llogaritet të jetë rreth 50 milionë euro.

Mbrojtësi anësor ka zhvilluar në total 91 ndeshje me Milan-in në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 16 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit