Cristiano Ronaldo ka realizuar një hetrik dhe ka qenë vendimtar në barazimin e Portugalisë ndaj Spanjës në sfidën me shumë ndryshim në rezultat e që përfundoi me barazim 3-3.
Sfida në Sochi në stadiumin impozant Fisht Stadium ku dëgjohej zëri i Era Istrefit para ndeshjes, filloi me atmosferë impozante.
Foto: Getty Images
Ronaldo pas vetëm katër minutash lojë kaloi Portugalinë në epërsi pas një penaltie të realizuar mjeshtrisht.
Spanja filloi të krijonte raste të shumta dhe arriti të gjejë golin e barazimit 20 minuta më vonë.
Foto: Getty Images
Diego Costa pas një kundërsulmi pranoi topin në zonë për të mashtruar disa lojtarë, e për të lansuar goditjen që la pa opsione portierin portugez për 1-1.
Në fund të pjesës së parë Ronaldo sërish realizoi, teksa Spanja po kërkonte fuqishëm epërsinë.
Një goditje e ulët e fuqishme befasoi De Gean i cili gaboi dhe la për herë të dytë skuadrën e tij në disavantazh. 2-1 për Portugalinë, e goli i dytë i mbrëmjes për Ronaldon.
Foto: Getty Images
Portugalia mendoi se ishte afër fitores dhe hyri me mungesë përqëndrimi në pjesën e dytë. Kjo u shfrytëzua nga Stuhia e Kuqe.
Diego Costa pas një topi të Busquetsit shënoi nga afërsia për 2-2 (55?) dhe vetëm tri minuta më vonë me një volej fantastik Nacho la të shtangur portierin portugez për 3-2.
Spanja riktheu epërsinë në mënyrë të stuhishme, kurse sulmet e dy skudrave vazhduan deri në fund të takimit, kur edhe Portugalia gjeti barazimin.
Foto: Getty Images
Ronaldo nga gjuajtja e lirë (88?) arriti të fotografojë sërish De Gean për të realizuar për 3-3 dhe barazimin e rezultatit. Gol i çmendur për hetrikun e portugezit.
Pas ndeshjeve të para Irani ka kryesimin në Grupin B me tri pikë, kurse Spanja dhe Portugalia pasojnë me nga një pikë. Maroku s’ka pikë. /Telegrafi/