Hidhet nga kati i pestë i banesës, humbë jetën një i ri në Prizren

Një person ka ndërruar jetë pasi u hodh nga banesa në katin e pestë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.
Viktima është i nacionalitetit turk.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” rastin tragjik të vetëvrasjes.

“Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës”, tregon Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij viktima është në moshë të re.

“Ende nuk dihen rrethanat e vetëvrasjes”, thotë Berisha. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit