9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e Prishtinës, pavarësisht moshës – qoftë 20, 30 apo 64 vjeç. Kjo pasi Gjykata Supreme ka shfuqizuar nenet e Statutit dhe Rregullores që kufizonin moshën për t’u bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Supremja ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar një kufizim moshe që pengonte kandidatët mbi 35 vjeç (ose 40 vjeç për ata me doktoraturë ose specializim) të emëroheshin për herë të parë si asistentë universiteti në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar atë si diskriminim të drejtpërdrejtë në bazë të moshës.

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Gjykata konstatoi se kufizimi nuk është i përcaktuar me ligj, nuk ka qëllim legjitim dhe nuk është proporcional, duke vënë në pozitë të pafavorshme kandidatët më të vjetër pa arsyetim objektiv si aftësitë fizike ose sistemi i pensionimit.

“Çdo veprim, kriter apo praktikë që e vë një person në pozitë më të pafavorshme për shkak të moshës është diskriminim i ndaluar, përveç rasteve kur kufizimi është i përligjur me një qëllim legjitim dhe është i domosdoshëm”, theksoi gjykata.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Universiteti i Prishtinës e kishte pasur të kufizuar edhe moshën e pranimit për herë të parë në pozitën e Profesorit Asistent, por është hequr në Statutin e miratuar në korrik 2024.

Në aktgjykimin e Supremes të 12 shkurtit 2026, që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, gjykata e ka aprovuar plotësisht padinë e Nita Bokshit nga Gjakova, e përfaqësuar nga avokati Ylli Bokshi. Padia ishte ngritur kundër Universitetit të Prishtinës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pjesshëm të akteve nënligjore normative.

Sipas aktgjykimit nr. 42/2025, i cili është përfundimtar dhe nuk mund të bëhet ankesë janë shfuqizuar paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 i nenit 154 të Statutit të Universitetit të Prishtinës nr. KUV-08-V-770-ST, miratuar nga Kuvendi më 11 korrik 2024 dhe publikuar në Gazetën Zyrtare më 19 korrik 2024.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Po ashtu, janë shfuqizuar paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 i nenit 7 të Rregullores nr. Prot. 1/282 të datës 3 qershor 2025 për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Avancimin dhe Rizgjedhjen e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës.

 

Këto dispozita parashikonin se kandidati duhet të jetë “jo më i vjetër se tridhjetë e pesë (35) vjet kur emërohet për herë të parë”, me përjashtim deri në dyzet (40) vjeç nëse ka gradën e doktorit të shkencës ose, në rastin e lëndëve klinike në Fakultetin e Mjekësisë, të ketë përfunduar specializimin.

Gjykata konstatoi se këto kufizime nuk kanë bazë ligjore në Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, nuk ndjekin një qëllim legjitim të lidhur me natyrën e funksionit akademik, nuk janë të domosdoshme dhe proporcionale, por përbëjnë një masë absolute dhe të përgjithshme që krijon efekt diskriminues.

“Një kufizim i tillë, që nuk përkufizohet me ligj apo dispozitë tjetër ligjore dhe që nuk ka asnjë arsyetim objektiv apo profesional, i cenon të drejtën për pjesëmarrje të barabartë në konkurset publike, të drejtën për ushtrimin e profesionit sipas nenit 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe parimin e barazisë dhe ndalimit të diskriminimit sipas nenit 24 të Kushtetutës”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Express Kredi nga BiCredit

Paditësja Bokshi, e cila është e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, pretendoi se edhe pse plotësonte kriteret profesionale dhe akademike, përjashtohet automatikisht nga konkursi për shkak të moshës. Ajo posedon diplomë bachelor nga Universiteti i Prishtinës (datë 22 maj 2014), diplomë master nga Universiteti i Tetovës (datë 29 nëntor 2018), si dhe dokumente të tjera si certifikata e lindjes, ekstrakti nga regjistri civil, konkursi i fundit dhe kontrata e punës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në arsyetim, gjykata shqyrtoi pretendimet e të paditurve. Universiteti i Prishtinës kundërshtoi padinë duke u mbështetur në autonominë institucionale sipas nenit 13 të Ligjit për Arsimin e Lartë, duke argumentuar se Statuti ka peshë normative si akt special dhe se kufizimi i moshës është praktikë e qëndrueshme që nga viti 2004.

“Kriteri i moshës zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë kandidatët pa vlerësim subjektiv”, pretendoi universiteti, duke cituar aktgjykimin e vet Rev. nr. 187/2025 të datës 21 maj 2025.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkoi refuzimin e padisë si të palejuar, duke pretenduar se nuk ka legjitimim pasiv pasi nuk ka hartuar përmbajtjen e aktit, por vetëm e ka votuar formalisht.

“Statuti është akt nënligjor nxjerrë në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe i paditur duhet të jenë organet kompetente për nxjerrjen e tij”, argumentoi Kuvendi, duke theksuar se Statuti nuk është amendamentuar nga Kuvendi dhe se vendimi i miratimit (nr. 08-V-770) është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese (rastet KO154/24 dhe KO157/24), e cila ende nuk ka vendosur.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Gjykata refuzoi këto pretendime si të pabazuara, duke vlerësuar se autonomia universitare nuk lejon kufizime absolute që shkelin parimet kushtetuese.

Supremja administroi prova si Statutin, Rregulloren, diplomat e paditëses, konkursin nr. prot. 4/522 të datës 15 dhjetor 2025, njoftimin për harmonizim me aktgjykimin Pa. nr. 29/2025, kontratën e punës nr. prot. 2/702 të datës 20 tetor 2025, indeksin e studentit, njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Kuvendit nr. 08-V-770, transkriptin e mbledhjes plenare të 27 qershorit dhe 11 korrikut 2024, Statutin e vjetër të 2004-s, dhe aktgjykimin Rev. nr. 187/2025.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Në vlerësimin ligjor, gjykata u mbështet në Kushtetutën e Kosovës (neni 102.3: gjykatat vendosin në bazë të Kushtetutës dhe ligjit), Ligjin nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative (nenet 3, 5, 10, 11, 13, 25, 59), Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë (nenet 2.1.3, 17.5: mundësi të barabarta pa diskriminim), dhe Ligjin nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi (nenet 1, 2, 3: ndalim i diskriminimit në punësim). Gjykata citon Direktivën 2000/78/KE të BE-së dhe rastin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut “Ferrero Quintana kundër Spanjës” (Requête nr. 2669/19), ku kufizimi i moshës u justifikua vetëm me analiza funksionale, e cila mungon këtu.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Vendimi detyron Universitetin e Prishtinës të kompensojë shpenzimet procedurale të Bokshit në shumën 520 euro (40 euro taksë gjyqësore, 240 euro për padi, 240 euro për seancë), brenda 15 ditëve, nën kërcënim të përmbarimit.

Në dhjetor 2025, Gjykata Supreme kishte aprovuar si të themeltë padinë e B.P., duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar nenin 153, paragrafi 3 dhe 4 të Statutit të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu, ishte shpallur e paligjshëm dhe ishte shfuqizuar neni 7, paragrafi 6 i Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në UP./BetimipërDrejtësi

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës...

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Lajmet e Fundit