Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të tij, Albin Kurti, që më herët të dielën kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Hoti ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.

Në postimin e tij, Hoti ka thumbuar Kurtin duke thënë se “nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me SHBA”.

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu ka përmendur edhe bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shtuar numri dy i qeverisë.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit