Hoti: Ramadan Muja po paralajmëron se do t’i vjedhë votat

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, për parashikimin që ka bërë sot se do të fitojë pa balotazh.

“Ramadan Muja në Prizren thotë se e fiton Prizrenin pa balotazh. Si mund ta dijë ai rezultatin zgjedhor paraprakisht? Është vetëm një mundësi – e dinë sa vota do të vjedhet, sikur që kanë vepruar herën e kaluar. Por, ai dhe shërbyesit e tij ta kenë të qartë se LDK-ja nuk do të lejojë manipulimin e votave. Personat e tillë do të përballen me ligjin”, shkruan Hoti në Facebook.

Sipas tij, komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së në vendvotime do të jenë të vendosur për të mos lejuar manipulimin e vullnetit të qytetarëve. “Qytetarët e Prizrenit besoj thellë se do të jenë të vëmendshëm që të mos i votojnë këta persona që e ka degraduar Administratën Komunale të një qyteti që është themeli dhe ikona e qytetërimit dhe kulturës të mbarë shqiptarëve”, shkruan Hoti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit