Prizreni bëhet me muze të hapur arkeologjik

KalajaPrizrenitKomuna e Prizrenit është e vetmja në Republikën e Kosovës e cila është bërë sot me muze të hapur arkeologjik. Në ceremoninë e përurimit, Ramadan Muja tha se synimi kryesor i komunës është futja e Prizrenit në mbrojtje të UNESCO-s. Në këtë projekt drejtoria e turizmit dhe zhvillimit ekonomik ka investuar rreth 10 mijë euro.

Komuna e Prizrenit gjatë këtij viti është përqendruar me investime në objektet e trashëgimisë kulturore e historike. Kjo me qëllim që qyteti të josh vizitorët dhe njëkohësisht t’i plotësojë kushtet për tu futur nën ombrellën e UNESKO-s. Kryetari i Komunës Ramadan Muja gjatë përurimit të muzeut të hapur arkeologjik i cili është edhe i pari i këtij lloji në Kosovë tha se pushteti lokal nuk do i ndalë investimet, për të cilat beson do të kontribuojnë në këtë drejtim,transmeton rtk.

Ndërkaq arkeologu Vesel Hoxhaj tha se eksponatet e vendosura aty janë mjaftë karakteristike dhe i përshtaten mjaftë mirë kulturës së këtij qyteti të lashtë.

Drejtori i turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Samir Hoxha, tha se artefaktet e vendosura në muzeun e hapur janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin e Prizrenit, ndërsa premtoi pasurimin e tij edhe në të ardhmen.

Ndërtimi i muzeut të hapur arkeologjik, Drejtorisë së turizmit i ka kushtuar rreth dhjetë mijë euro

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Lajmet e Fundit