8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Hoti takohet me drejtorët e shkollave të Vitisë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport u takua me drejtorët e shkollave të Komunës së Vitisë. Temë diskutimi e këtij takimi ishin arritjet dhe sfidat gjatë organizimit të garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik, garave Nacionale të Diturisë dhe të Sportit që janë të parapara me programin Nacional për Rininë.

Me këtë rast koordinatori Hoti ka falënderuar Drejtorinë e Arsimit dhe drejtorët e shkollave për punën dhe sukseset e arritura.

“Falë jush sot rreth 1000 nxënës nga komuna juaj kanë një kujtim të bukur nga fëmijëria. Kanë një certifikatë si dëshmi të arritjes së tyre e po ashtu edhe kujtime tjera nga shpërblimet siç kanë qenë kampet apo bursat. Programi bazohet në dy parime bazë: gjithëpërfshirja dhe vijueshmëria, e ju për herë të parë keni arritur t’i realizoni të dyja për mbi 300 mijë nxënës. Ne së bashku me ju, kemi dëshmuar se kur është në pyetje fëmiu mund të punojmë paanshmërisht”, ka thënë Hoti.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Fatbardha Emini, ka thënë se pavarësisht sfidave që kanë pasur e rëndësishmja është se ka pasur garë ku të gjithë nxënësit kanë pasur mundësi të marrin pjesë.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme, sidomos nga drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit të cilët i falënderoj”, ka thënë Emini, duke dhënë disa propozime konkrete për zbatim më të mirë të programit. Në shenjë falënderimi për punën dhe rezultatet e arritura, Koordinatori Hoti ndau mirënjohje për DKA-në e drejtorët.?

/Epoka e re/

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit