Hovenier: SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së të cilat ndihmuan në Turqi.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja është partner krenar i FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partner krenar i FSK-së”, ka shkruar Hovenier.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Lajmet e Fundit