16.3 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Hoxhaj në Samitin Franko-Afrikan, priten njohje të reja

Hoxhaj-Samitin Franko-AfrikanMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Samitin vjetor Franko-Afrikan që po zhvillohet në Paris. Në margjina të Samitit, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh lobuese me zyrtarë të lartë dhe delegacione të shteteve afrikane që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka takuar një delegacion të gjerë të Zambias, të udhëhequr nga ministri i Brendshëm dhe zëvendësministri i Jashtëm, me të cilët ka biseduar për njohjen e Kosovës dhe ecurinë e marrëdhënieve të tjera ndërmjet dy vendeve që do të pasonin pas njohjes së Kosovës.

“Njohja ndërkombëtare e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Kjo u dëshmua edhe nga ky takim dhe biseda të tjera me delegacione të shteteve afrikane në këtë Samit, të cilët e kanë kuptuar që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po e rrit nga dita në ditë numrin e njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Dhe unë pres që në një të ardhme të afërt këto vende të lëvizin drejt njohjes”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Zambias, Edgar Lungu, ka siguruar kryediplomatin kosovar se Qeveria e tij është shumë mirë e informuar për aspiratat dhe kërkesat e Kosovës, duke premtuar njëherësh që njohja të jetë prioriteti kryesor.

Në fushatën lobuese, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim miqësor dhe shumë produktiv me ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa, ku kanë diskutuar për zhvillimet në fundit në Kosovë dhe për Kosovën.

Në frymën e qasjes së re të vendeve afrikane ndaj Kosovës, edhe ministri i Jashtëm i Lesotos ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për të arriturat e Kosovës duke respektuar të drejtën për të qenë shtet i pavarur dhe i njohur nga të gjitha vendet e botës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shfrytëzuar takimet për t’i shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tij, të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për vdekjen e liderit Nelson Mandela./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendari i LVV-së kundërshton idenë e Komunës së Prizrenit për ndërtimin e palestrës sportive në oborrin e shkollës

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi ka kundërshtuar idenë e prezantuar nga menaxhmenti i Komunës për...

Sekuestrohet pistoletë në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 20:15, patrulla policore, gjatë asistimit të Inspektorëve të Shoqatës së Peshkatarisë në fshatin...

Lajmet e Fundit