PLUSI I JAVËS NË PRIZREN : Rritja e koeficientit të pagës për punëtorët e Administratës


Rreth 288 punëtorë të Administratës së Komunës së Prizrenit, nga ky muaj, do ta marrin pagën me rritje.

Ngritja e koeficientit të pagës është bërë pas një angazhimi të drejtorit të Administratës, Osman Hajdari.

“Pas një pune dhe përpjekje disa mujore, të gjithë punëtorët e Administratës, nga ky muaj kanë realizuar pagat me rritje”, ka thënë Hajdari.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij qëllimi. Ky ishte një nga premtimet e para për punëtoret e Administratës”.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërkohë ka uruar punëtorët e Administratës për rritjen e koeficientit të pagës .

“Ky vit do të jetë vit i sfidave dhe i sukseseve, prandaj i urova të gjithë për punë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Haskuka ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit