10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

“Humanistja” gjermane në Burgun e Lipjanit

Natali VelijaShteti i Kosovës e ka dënuar në emër të popullit një grua me 12 vjet burgim për vjedhje të 1.4 milionë eurove. Natali Velijaj është gruaja e parë që merr një dënim të tillë për vepra që lidhen me keqpërdorime fondesh.

Nëntë vjet para kësaj vjedhjeje ajo kishte vendosur të vinte në Kosovë për të jetuar.

Identifikohej si humaniste me fondacionin “Dielli i Kosovës”, duke ndihmuar pacientë e duke investuar në spitale e shkolla.

Tash ajo nuk njihet më si e tillë, sepse edhe me këtë OJQ akuzohet se ka keqpërdorur fonde.

“Qysh mi piu sorra mendtë e u bashkova me këta hajna”, kishte thënë Natali Velijaj natën e parë në qendrën e paraburgimit.

Ky pendim me këtë shprehje popullore e kishte çuditur njërin prej gardianëve, i cili e dinte për gjermane të dyshuarën.

“Meta tu e këqyr seri kur e dëgjova t’u thanë kështu”, ka treguar ai në kushte anonimiteti. /Koha Ditore/

Më Shumë

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit