12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19, ashtu siç parashihet me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë që nga buxheti i Kosovës të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna, për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj, pas datës 29 shkurt e deri më 30 dhjetor 2020.

Por, ndarja e këtyre mjeteve mund të mos bëhet në mungesë të mjeteve financiare.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë, se amandamenti i këtij Ligji nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar të Kosovës për vitin 2021.

 

“Deklarimet që janë bërë para se të miratohet buxheti për vitin 2021, se do të shtohen 200 milionë euro për bizneset dhe 25 milionë euro për punëtorët nuk janë ndryshuar (nuk janë përfshirë në buxhet). Në draft buxhetin aktual është një shifër prej 182 milionë euro, ku përfshihen sektori i biznesit, punëtorët, një pjesë është për shëndetësi, një pjesë për fondin për garantim të kredive. Nga kjo shumë rreth 106 milionë do të ndahen për bizneset dhe punëtorët”, thotë Krasniqi.

Për ndarjen e këtyre mjeteve, Krasniqi thotë se ende nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i cili do të mundësonte shpërndarjen e këtij fondi.

Por, sidoqoftë, sipas Krasniqit, në këtë shpërndarje, nuk mund të flitet as për 300 euro as për ndonjë shifër tjetër.

“Duhet të pritet vendimi i qeverisë i cili do të përcakton se si do të bëhet ndarja, për cilat kategori dhe sa duhet të jetë shuma që ndahet”, thotë ai.

Krasniqi beson që javën e ardhshme do të merret vendimi i përgjithshëm për shpërndarjen e mjeteve.

“Fillimi i zbatimit të masave do të jetë varësisht nga realizmi i të hyrave që vinë në buxhet. Vendimi i parë ka me qenë për vetë të punësuarit që janë larguar pa të drejtë nga përfitimi i mëhershëm prej 290 euro, do të jenë pastaj mjetet që ndahen për arsim e gradualisht ashtu si vinë mjetet në buxhet do të merrren edhe vendimet”, tha Krasniqi.

Lidhur me shpërndarjen e këtyre mjeteve, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, por nga kjo zyre është thënë që lidhur me këtë çështje t’i drejtohemi Ministrisë së Financave.

Ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës ishte propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo parti, po ashtu, kishte propozuar edhe themelimin e një granti në shumë prej 200 milionë euro, ndihmë financiare bizneseve që janë prekur nga pandemia me COVID-19.

Të dyja këto propozime ishin futur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por që për të dy propozimet nuk janë ndarë fonde kur është bërë miratimi i buxhetit për vitin 2021.

Punëtorët presin mjetet e premtuara

Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët janë në pritje të marrjes së këtyre mjeteve të premtuara dhe të përcaktuara edhe në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma dhe të kryen këtë obligim.

“Presim formimin e komisionit dhe të filloj aplikimi i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të përfitojnë nga 300 euro për tre muaj”, thotë Azemi.

Ai thotë se në bazë të të dhënave të tyre numri i personave që kanë humbur punën gjatë pandemisë është rreth 100 mijë, por se mund të përfitojnë vetëm deri në 40 mijë, pasi ata janë të regjistruara si të punësuar, ndërkaq të tjerët nuk kanë pasur kontrata pune dhe nuk janë të regjistruar si të punësuar.

Krasniqi: Jo më shumë se 10 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë

Megjithatë, me këto shifra të Sindikatës së sektorit privat për numrin e punëtorëve që kanë humbur vendin e punës nuk pajtohet zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

“Nuk është aspak e vërtetë që thuhet se nga 40 mijë deri në 100 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës, zyrtarisht ky numër është shumë më i vogël. Në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Fondin Pensional tregojnë që ky numër është 10 herë më i vogël dhe kjo e dhënë e saktë zyrtare së shpejti do të publikohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka thënë se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

Më Shumë

Golden Eagle Ylli, kampion i Kosovës për herë të parë në histori

Golden Eagle Ylli ka arritur ta mposht Pejën edhe në ndeshjen e tretë finale të play-offit të Superligës duke u shpallur kampion i Kosovës...

Për katër muaj, rreth 400 pacientë kërkojnë shërim jashtë Kosovës

Numri i qytetarëve që vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i lartë. E, në katër muajt e parë të këtij viti,...

Rexhaj: Na i kanë fyer deputetet në baza gjinore, s’ma zë goja atë fjalë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka fyer deputetet...

Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se...

Latifi i AAK-së: Qeveria Kurti karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie

Smaj Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që deri tani e sheh Qeverinë Kurti 2 si “anemike”, pasi sipas tij...

Prizren – Zbulohet një lokal ku luhej bixhoz ilegal

Policia e Kosovës pasditen e djeshme ka hapur një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm.Sipas njofitmit, rasti ka ndodhur brenda një lokali pa...

Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona dje në rrugën “Shkëndija” në Suharekë. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të...

Dy vjedhje të rënda kryhen për një ditë në rajonin e Prizrenit

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prizrenit. Në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën...

Sot vijnë edhe mbi 38 mijë vaksina të AstraZeneca-s në Kosovë

Një kontigjent prej mbi 38 mijë vaksinash anti-COVID të AstraZeneca-s do të mbërrijnë sot në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga një njoftim i...

Muharremaj angazhohet në mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka kontribuar në mbjelljen e luleve në qytet. Muharremaj poashtu...

Inter me 5 gola në festën e titullit kampion

Inter e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin kampion. Pas festës së tifozëve para stadiumit “San Siro”, ka nisur goleada...

Pas shumë vitesh bashkë, merr fund lidhja e Bojken Lakos me këngëtaren e njohur

Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmin e ka pohuar vetë Semi ditën e...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

SBASHK’u kërkon shtesa për mësimdhënësit, paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave dhe të Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit. Kështu ka bërë të ditur...

Vdes 9 vjeçari pasi u godit nga rrufeja në fushën e futbollit

Një djalë nëntë vjeç ka vdekur pasi me sa duket është goditur nga rrufeja, gjatë një seance trajnimi futbolli. Fëmija është plagosur në një fushë...

21 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit