2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Humbësi i Vitit

Behxhjet pacolliNë vitin 2014, Behgjet Pacolli ka kryer punë sa për ta lënë punën e politikës.

Fitorja e pritshme në Gjakovë dhe shokuese në Mitrovicë, nuk e ndihmuan AKR-në e Pacollin në luftën e moçme për mbijetesë, raporton Interaktiv i KTV-së.

Pacolli bëri fushatë të madhe e të shtrenjtë duke premtuar sërish vende pune, e duke folur për sukseset që besonte se njerëzit e partisë së tij kishin arritur në qeverinë Thaçi 2, përcjell koha.net. Transferoi edhe Dardan Gashin e foli shumë me LDK-në, por nuk do të bëhej.

Shifra magjike e 5 % nuk do të arrihej pas një sërë numërimesh e rinumërimesh. Ish-partnerë të koalicionit si Mustaf I E15. Agim Ceku e PSD-ja si dhe PD-ja e Agani tashmë e kishin lënë vetë. AKR-ja doli jashtë skenës politke parlamentare, në kohën që mendonte se mund të ecte vetë.

Pas një pushimi shëndetësor Pacolli u kthye në publik duke folur për historinë e politikën e jashtme, dhe tha se solli në Gjakovë Volvon për të hapur vende pune. Por, për partinë e tij milionere ardhmëri s’duket të ketë.

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Pa pranga

Lajmet e Fundit