2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Hyseni: Më shumë angazhim në sundimin e ligjit

Flamur Hyseni-ISLDDrejtori i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD), Flamur Hyseni, ka thënë se sundimi i ligjit nuk mjafton vetëm me kompletimin e kornizës ligjore.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet shtetërore për sundimin e ligjit.

“Sundimi i ligjit është kërkesë e vazhdueshme e institucioneve të BE-së për tërë rajonin, sepse ende është larg së dëshiruarës. Sundimi i ligjit nuk mjafton vetëm me kompletimin e kornizës ligjore për t’i mbuluar fushat shoqërore që duhen rregulluar, por nënkupton qeverisje mbi bazën e ligjeve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë individuale e institucionale, kontroll të zbatimit të ligjit dhe trajtim të barabartë para ligjit”, është shprehur Hyseni.

Duke folur për rolin e konferencën së dytë shkencore regjionale me temën “Sundimi i ligjit dhe siguria publike, faktorë ndikues në bashkëpunimin ekonomik rajonal”, Hyseni ka thënë se mendimi shkencor duhet të jetë bazë për vendimmarrje politike dhe bashkëpunuese, madje edhe integruese rajonale.

“Ne integrimin duhet ta përfundojmë në nivel kombëtar dhe rajonal, pastaj ta synojmë atë evropian. E mira e kësaj konference shkencore është se pjesëmarrës ishin edhe personalitete aktuale të jetës akademike shkencore, ish-funksionarë shtetërorë dhe funksionarë aktualë, të cilët kanë pasur shumëçka për të marrë sa i përket shfrytëzimit ideor për t’i shndërruar në projekte me interes publik”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka treguar se konferenca e radhës do të mbahet më 5 shtator, në të cilën pritet të ketë edhe pjesëtarë serbë, malazezë dhe maqedonas.

“Prezantues-punëtorë shkencorë serbë nuk ka pasur, edhe përkundër ftesave të dërguara, ndërsa ka pasur disa punëtorë shkencorë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva. Ne presim që në konferencën e tretë, më 5 shtator 2015, të kemi edhe pjesëtar serbë, malazezë dhe maqedonas”, ka theksuar Hyseni.

Më Shumë

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Lajmet e Fundit