2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

I infektuari ishte në vetizolim në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit , pas khtimit nga Bullgaria (Video)

Në komunën e dytë më të madhe në vend për kah numri i banorëve, atë të Prizrenit, është shënuar rasti i parë me Covid-19.

Drejtori i Shëndetësisë dhe njëherësh koordinatori i Shtabit emergjent lokal, Visar Shehu, ka bërë të ditur se pacienti në fjalë është 58-vjeçar nga lagja “Ortakoll”.

“Është rast i infektuar me virusin Covid-19 jashtë Republikës së Kosovës, d.m.th është rast i importuar. Personi në fjalë ka 2 javë që ka ardhur në Kosovë nga Bullgaria. Ka qenë në vetizolim. Ne kemi pasur kontakte me të, dhe sipas informacioneve që i kemi i njëjti nuk ka pasur kontakte për shkak të vetizolimit dhe vetëkarantinimit”, ka thënë Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.

Shehu ka sqaruar se në ditën e 12-të të vetizolimit, personit në fjalë kanë filluar t’i shfaqen simptomat e para, ndërkohë që të martën është konfirmuar se ai është infektuar me koronavirus.

Sipas tij, në këtë rast është testuar edhe bashkëshortja e personit në fjalë dhe ajo ka rezultuar negative.

“Të gjithë personat që kanë pasur eventualisht kontakt me personin në fjalë do të testohen. Të shohim në të ardhmen si do të shkojë testimi i personave dhe si do të rezultojnë ata personat që kanë pasur kontakt me të”, ka shtuar Shehu.

Zyrtari komunal ka njoftuar se në Komunën e Prizrenit në vetizolim kanë qenë 22 persona, të gjithë të ardhur nga shtetet e prekura me koronavirus, të cilët janë rekomanduar që të vetizolohen.

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Lajmet e Fundit