10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

I pandehuri e kanosi nga burgu gjyqtarin nga Prizreni, Valon Totaj

I akuzuar për kanosje ndaj ish-gjyqtarit të Prizrenit, Tasim Pulaj sot ka dalë para Gjykatës së Gjakovës.

I pandehuri nuk e pranoi fajësinë.

Pulaj po akuzohet se në gusht të vitit 2016 kishte kryer veprën penale të kanosjes ndaj gjyqtarit Valon Totaj.

Duke qenë në Qendrën e Paraburgimit në një letër kishte shkruar fjalët: “Ua përkujtoj se për lëndën në Departamentin Civil, vendimet që i merrni përgjegjësinë e mbani ju”.

“Nuk është e vërtetë që Valon Totajn kam pasur për qëllim ta kërcënoj apo t’i kanosem, sepse fjalët që i kam shkruar kanë qenë që ai ta mbajë përgjegjësinë ligjore për vendimin që e kishte marrë si gjyqtar në lënden civile”, tha sot Pulaj.

Në gjykimin e sotëm, gjyqtari Totaj nuk ishte i pranishëm.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Tasim derisa ka qenë në paraburgim lidhur me një rast tjetër, përmes kërkesës së të burgosurit shkruan se do ta privojë nga jeta ose do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor personit zyrtar.

Aktakuza e Prokurorisë në Prizren shpjegon se ish-gjyqtari Totaj përmes një letre të shkruar në burg nga i pandehuri Tasim kanoset lidhur me vendimet e marra si gjyqtar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola, ka të drejtë që në afat prej prej një muaji para Gjykatës të paraqes kundërshtimin e provave në aktakuzë dhe të kërkojë hedhjen e saj.

Gjyqtarja Diana Sina seancën e radhës e caktoi për në muajin tetor.

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Lajmet e Fundit