I prekuri me COVID-19 nga Suhareka ka pasur kontakte të shumta me qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarin e fundit nga kjo komunë.

Në një postim në Facebook, Muharremaj  ka thënë se i infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

“Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha. I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani”, ka shkruar Muharremaj.

Ndërkohë në Suharekë janë dy persona të konfirmuar me virusin COVID-19.

Derisa numri total i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 283, 58 janë shëruar ndërsa 7 kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit