2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

I raportojnë Totajt

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur të martën mbledhjen e rregullt javore me drejtorët komunal.

Pas mbledhjes, zëdhënësja e komunës, Jona Hoxha, ka njoftuar për raportimet e drejtorëve para kryetarit, Shaqir Totaj, rreth angazhimëve njëjavore të dikasterëve që ata drejtojnë dhe planifikimin për ditët në vijim.

Në këtë mbledhje, drejtori i Mirëqënes Sociale, ka raportuar për shpërndarjen e druve për 150 familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve me asistencë sociale. Furnizimi me dru po vazhdon edhe për familjet e tjera që i takojnë këtyre kategorive, ka njoftuar zëdhënësja Hoxha.

Ndërkaq, në raportin e drejtorit për Shërbime Publike, është njoftuar për intensitetin e lartë të realizimit të projekteve kapitale, ku deri në fund të këtij viti pritet të përfundojnë shumë projekte infrastrukturore që janë mbi 40 projekte sosh në gjithë territorin e komunës që janë në proces e sipër, tha zëdhënësja Hoxha.

Ndërsa, në raportin e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport, është njoftuar për punimet intensive në rinovimin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, në fushën sportive në shkollën e Gjonajt, ka filluar rregullimi i zhveshtoreve në Stadiumin “Përparim Thaçi” si dhe po vazhdojnë punimet në rinovimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, njoftoi ajo.Edhe në këtë mbledhje, të gjithë drejtorët e pranishëm kanë raportuar para kryetarit Totaj.TV Prizreni

Më Shumë

Largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se kishte mospërfillur udhërin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan me tre...

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

Lajmet e Fundit