18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

I uroi vdekjen e fëmijut, futbollisti gjerman sulmon fansin në tribuna

Në takim e Kupës së Gjermanisë mes Dynamo Dresden dhe Hamburgut ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme, raporton Insporti.

Hamburgu u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes 4-1 ndaj Dynamo Dresden, por vëmendjen e mori një ngjarje që ndodhi pas përfundimit të takimit.

Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner u futë në tribuna, ku autoritet vendase kishin paraparë një numër të reduktuar të shikueseve dhe u konfrontua me njërin nga fansat e Dresdenit.

30 vjeçari kishte qenë pjesë e Dresdenit në vitet 2010 – 2014. Më shumë se 10 mijë fansa ishin në stadium, shifër kjo rekorde e të pranishmëve në Gjermani që prej fillimit të pandemisë së coronavirusit.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat gjermane, fansi i kishte uruar vdekjen fëmijut të Leistner.

Mbrojtësi pritet të dënohet nga komisioni disiplinor i federatës gjermane./Insporti.com/

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit