11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ibish Ahmeti, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Suarekës

Ibish Ahmeti-suhareke-vvSot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë  publikoi emrin e kandidatit të Lëvizjes për kryetar të komunës së Therandës, emër ky i dalë nga zgjedhjet e brendshme të organizuara paraprakisht. Fitues i këtyre zgjedhjeve është Dr. Ibish Ahmeti, i cili ka fituar 96.53 % të votave.

Kandidati për kryetar të komunës së Therandës nga VETËVENDOSJE!, Dr.Ibish Ahmeti, tha se qytetarët e kësaj komune ballafaqohen me probleme të shumta, si pasojë e keqqeverisjes nga të gjitha legjislaturat komunale të pasluftës.

“Personalizimi i pushtetit dhe institucioneve publike bashkë me korrupsionin dhe tenderomaninë, trajtimi jo i drejtë dhe jo i barabartë i qytetarëve, ndarja jo e drejtë dhe keqpërdorimi i buxhetit komunal, tregojnë se këta pushtetarë kanë harruar se ata do të duhej të ishin në shërbim të qytetarëve e jo qytetarët në shërbim të tyre”, tha Ahmeti, duke shtuar se Theranda kishte një industri që dikur ishte e njohur në gjithë Jugosllavinë, e cila tani ekziston vetëm për përfitimet e atyre që e privatizuan dhe atyre që e ndihmuan privatizimin e saj.

Duke folur për shëndetësinë, që është tejet  e degraduar në këtë komunë, Ahmeti shtoi: “Shëndetësia është e udhëhequr nga njerëz të politikës dhe vetëm për interesat e politikës. Punësimi në baza partiake dhe familjarizimi ka sjellë vetëm sasi, por jo edhe cilësi. Trajtimi jo dinjitoz i kuadrove mjekësore, sidomos mjekëve, ka bërë që një numër i madh i tyre të largohen jashtë”.

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, tha se Dr.Ibish Ahmeti e Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Therandë, janë zgjedhja e drejtë dhe e mirë për qytetarët e Therandës. Duke folur për biografinë e kandidatit, Kurti shtoi se Dr.Ibish Ahmeti, ishte i frymëzuar nga bashkëfshatari i tij, tani heroi kombit, Besim Ndreca.

“Nga viti 1993-94 nismëtar dhe pjesëmarrës në trajnimin e te rinjve për dhënien e ndihmës së parë në rrethana lufte, dhe organizator i grumbullimit të rezervave te medikamenteve dhe materialit sanitar për luftën eventuale. Në vitin 1997, i bashkohet aktivisht UÇK-së, si mjek përgjegjës i batalionit II të brigadës 123, Zona Operative e Pashtrikut, dhe si përgjegjës i Spitalit Ushtarak të batalionit në Budakovë. Pas lufte ishte angazhuar shkurtimisht, në strukturat komunale në drejtorinë për shëndetësi dhe në udhëheqjen e shtëpisë së shëndetit. Tre vite i angazhuar në TMK si mjek i brigadës 323 e më vonë në zonën e II-të”, tha Kurti, duke theksuar se Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe e zhvillon ekonominë, edhe e lufton korrupsionin, edhe e zvogëlon papunësinë, edhe e rrit barazinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit