Varrezë masive në Svircë të Medvegjës?

Varrezë masivePërfaqësuesit e Serbisë, të Kosovës e të bashkësisë ndërkombëtare do të hulumtojnë në bazë të njoftimeve për një varrezë masive në atarin e Svircës së Medvegjës, të ndodhur më 1999, njofton Beta.

Kryetari i Komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, ka deklaruar se do të gjurmohet terreni te vendi i quajtur Kapia, që ndodhet në kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës, afër Kamenicës. Sipas tij, denoncimi ka ardhur nga pala kosovare. Vendi është i banuar vetëm me shqiptarë.

Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të qeverive, përkatësisht prokurorive për krime lufte nga Prishtina e Beogradi, si dhe nga AEULEX-i, por do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kjo do të jetë hera e dytë që bëhen kërkime për varrezë masive në territorin e Medvegjës.

Para dy vjetësh, sipas agjencisë Beta, u lëvrua lokacioni në fshatin Tupallë, ku dyshohej për varrezë masive, por nuk u gjet asgjë.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit