Idriz Vehapi heq një profesionist e punëson një pensionist

Idriz Vehapi3Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, pasi që nuk e zbatoi vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për rikthimin në vendin e tij të punës shefin e zyrës për informim Qemajl Krasniqi, ka angazhuar në mënyrë të paligjshme pensionistin Shaip Shala në zyrën për informim. Shala ka disa ditë që po merret me mirëmbajtjen e ueb faqes së Komunës, këtë e tha një burim që ka arritë në adresen e redaksisë së Gazetës Blic.

Ndërkaq Krasniqi ka paralajmëruar se do të kërkojë të drejtën legjitime në gjykatë për rikthim në vendin e tij të punës. KPMSHC ka konstatuar se kryetari Vehapi e ka shkelur ligjin për Shërbimin civil duke e larguar Krasniqin nga kjo pozitë. / Gazeta Blic /

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit