Drejtoria e Arsimit në Prizren akuzohet se punon vetëm me direktiva politike

Nexhat cocaj DKADrejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit akuzohet se punon vetëm me direktiva politike, raporton KTV.

Punësimet në arsim pretendohet se bëhen duke shkelur rregullat dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, e ndien vetën të pastër. Ai thotë se asnjëherë askush, madje as Kadri Veseli nuk ka ndërdyrë në punët e tij.

Çoçaj që po akuzohet për keqpërdorime në Drejtorinë e Arsimit si dhe punësime pa kritere mohon çdo ndërhyrje dhe thotë se po shpifet qëllimshëm kundër tij.

Kryetar i Komisionit komunal për arsim, Arbër Rexhaj, përmend dhjetëra raste, në të cilat, sipas tij, kanë ndërhyrë njerëz të fuqishëm të politikës për të kryer punësime të parregullta.

Ndërkohë njeriu që denoncoi këto raste publikisht, gazetari Rami Berisha, ka shkuar vullnetarisht në polici, duke pretenduar se ka me dhjetëra dokumente e dëshmi, të cilat do t’ia dorëzojë Prokurorisë, përcjell koha.net.

Komuna e Prizrenit është akuzuar vazhdimisht për keqpërdorime të buxhetit.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit