13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Ilda Bejleri është gati të rikthehet në televizion!

Që nga momenti që u largua nga “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri nuk ka qenë me prezente në ekran.

Ajo nuk u shkëput mirë nga emisioni dhe me nisjen e sezonit të ri vitin e shkuar nuk munguan as thumbat nga ana e saj. Ndërkohë në shtator të vitit të shkuar u përfol se Ilda do të shfaqej nën një logo të re televizive, por kjo nuk ndodhi. Vetë moderatorja u shpreh gjatë një emisioni veror se kishte marrë shumë oferta, por nuk kishte vendosur ende për fatin e saj në televizion.

Siç duket tashmë gjërat janë konkretizuar dhe Ilda është gati të rikthehet sërish në ekran. Ditën e sotme gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një emision të sajin. Dikush i ka shkruar Ildës se “Procesit Sportiv” i mungon figura e saj dhe kaq ka mjaftuar që Ilda të zbulojë projektin e ri.

Për ‘Europian’ do rikthehem si autore/modertaore me një program timin”, ka treguar Ilda.

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje, por me siguri nuk do të na duhet të presim më tepër duke qenë se kampionati europian fillon së shpejti. Gjithashtu gjatë kësaj bisede virtuale, Ilda ka kujtuar edhe daljen e saj të parë në ekran, kur ka qenë e ftuar në një emision në Top Channel.

Top Channel 2006. Atëherë kur kishim dëshirën dhe vullnetin për sportin pa e ditur mirë kur do mbërrinim sot”, ka shkruar Ilda.

Më Shumë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari...

Zojz, hajnat vjedhin mbi 20 krerë dele e qengja dhe 30 pula

Blegtorit Demush Bytyçit nga fshati Zojz i janë vjedhur 20 krerë dele dhe qengja dhe 30 pula. Vjedhja ka ndodhur sot, në orët e hershme...

Lajmet e Fundit