17.8 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Imazhi i keq i Kosovës në botë

QeveriaKosoves-NdertesaTë rinjtë e Kosovës, këtë javë, kanë zënë ekranet dhe ballinat e gjigantëve medialë botërorë. Hapësira, me imazh, tekst e zë, është ofruar pa para.
Dhe, nuk ishin ata të rinjtë e “The Young Europeans”, që në vitin 2009 i ishin prezantuar botës në një fushatë promocionale, fatura e së cilës i kishte kushtuar Kosovës miliona euro.

Tash ishin të rinjtë që, gjatë një proteste, përlesheshin me policinë. Storiet që dominoheshin me pamje dhune – dajak, demolime, gurë, plumba gome, armë të ftohta, gaz lotsjellës – janë prezantuar, midis tjerash, në CNN, BBC, Euronews, “The New York Times”, “Daily Mail”, Reuters, AP.

Ishte thirrur si protestë paqësore, me të cilën, pos që kërkohej largimi i ministrit Aleksandar Jablanoviq, shkaku që i kishte quajtur “egërsira” nënat e të pagjeturve të Gjakovës, insistohej edhe që “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike. Policia kishte vënë barrikada të metalta afër godinës së Qeverisë. Kur protestuesit kanë provuar t’i heqin, policia ka reaguar fillimisht me sprej piperi. Dhe, pastaj, për gjashtë orë ka pasur përleshje, me bilanc të lartë të lënduarish, të arrestuarish e dëmesh materiale në pronë publike e private.

Ishte protesta më e madhe dhe më e dhunshme njëkohësisht, prej kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-s. Mediat ndërkombëtare e raportuan si protestë antiqeveritare. Organizatori nuk e ka deklaruar si të tillë, por midis protestuesish janë dëgjuar edhe zëra për rrëzimin e Qeverisë.

Prishja e imazhit të Kosovës në botë, ishte brenga që pas përfundimit të protestës shprehën kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Bashkërisht ata dolën në një konferencë shtypi. Të dytë thanë se tani investitorët potencialë do ta shohin Kosovën me një sy tjetër. /Koha Ditore/

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Albin Kurti e lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar sërish letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ai, përmes letrës së siguruar nga Klan Kosova, e lut...

Lajmet e Fundit