6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Infantino: Çdo shtet të ketë një stadium me emrin e Peles

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron që çdo shtet të ketë një stadium me emrin e Peles, për të nderuar legjendën e Brazilit që vdiq në moshën 82-vjeçare javën e kaluar.

Infantino e bëri këtë propozim teksa fliste me gazetarët televizivë në shtëpinë e klubit të futbollit Santos në Brazil, ku një memorial për Pelen filloi të hënën.

Më shumë se 5 mijë media botërore janë mbledhur në stadiumin “Vila Belmiro”, si dhe figura të tilla si presidenti brazilian i sapo betuar Luiz Inacio Lula da Silva, zëvendës-presidenti Geraldo Alckmin dhe Infantino.

“Ne gjithashtu do të kërkojmë nga çdo vend në botë që të emërojë një nga stadiumet e tyre të futbollit me emrin e Peles”, tha Infantino, transmeton Klankosova.tv.

Pele u lind në vitin 1940 në qytetin e vogël të fshatit Tres Coracoes, por u transferua në Santos në vitin 1956 dhe jetoi atje për pjesën më të madhe të jetës së tij.

Trupi i Pele mbërriti nën fishekzjarre në Santos – një qytet me rreth 430,000 banorë – në orët e para të së hënës nga spitali Albert Einstein i Sao Paulos.

Më Shumë

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Lajmet e Fundit