5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Infektohet me COVID-19, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë vetëizolohet

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller njoftoi të martën se është infektuar me COVID-19.

Miller është rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit Donald Trump, që kur ky i fundit bëri me dije se ishte prekur nga koronavirusi.

“Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetëizoluar. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë“, tha Miller.

Ndërkohë të martën në mbrëmje, zëvendës sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Brian Morgenstern, i tha rrjetit televiziv CNN se nuk kishte raste të reja me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, përveç Stephen Miller.

Në SHBA prej fillimit të pandemisë kanë vdekur më shumë 210 mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7.4 milionë të tjerë./abcnews.al/

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit