11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Infektologu iu reagon qytetarëve që dolën në Prevallë e Brezovicë: Kjo nuk guxon të ndodhë

Infektologu Kosovar, Valbon Krasniqi, ka reaguar pas lajmeve se qytetarët kanë dalë nëpër vende malore të Kosovës, siç është Prevalla, Rugova e Brezovica. Krasniqi ka shkruar në Facebook se dalje të tilla të qytetarëve nuk duhet dhe nuk guxojnë të ndodhin

“Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë ,, kjo NUK GUXON të ndodhë. Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shton se të gjitha këto bukuri natyrore do t’i kemi aty edhe pasi të përfundojë pandemia.

“Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkarisht pasi të kalojë epidemia. Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi”, ka theksuar infektologu Krasniqi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka raportuar se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin që disa nga qytetet e Kosovës të cilat kanë më së shumti persona të prekur me koronavirus të futen në karantinë. Ndër to edhe kryeqyteti, i cili në bazë të vendimit të Qeverisë, që nga mbrëmë ka vendosur t’i ndalojë të gjitha hyrje-daljet deri në një vendim tjetër

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook ka treguar se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë është marrë vendimi që të gjithë banorët e Prishtinës e qe gjenden jashtë saj, kanë afat të kthehen në kryeqytet deri në në orën 17:00 të së dielës.

E shumë qytetarë kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë jashtë Prishtinës. Kjo ka bërë që ata të kthehen të gjithë sot për në Prishtinë e ëytetet tjera që janë futur në karantinë, nga Prevalla, Brezovica e Rugova.

Kjo ka shkaktuar kolona të gjata në rrugët që cojnë nga Prevalla në Przren e Prishtinë, nga Peja në Prishtinë.

Por policia e Kosovës në pikat hyrëse të kryeqytetit në këto momente është duke zhvilluar kontrolle të rrepta për të gjitha veturat që janë duke hyrë.

Në ora 17:00 hyn plotësisht në fuqi vendimi për izolimin e Prishtinës. Kjo gjendje do të zgjasë për një periudhë kohore të pacaktuar.

Më Shumë

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Lajmet e Fundit