6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Inicohen raste ndaj tre pronarëve në Prizren, rihapën lokalet pasi ua mbylli Inspektorati

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj tre pronarëve në Prizren, të cilët kishin rihapur lokalet pas vendimit të inspektorëve komunalë për t’i mbyllur, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se një rast është iniciuar ndaj pronares femër dhe dy ndaj pronarëve mashkull.

Ngjarjet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 16:30.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

HEQJA APO DËMTIMI I VULAVE ZYRTARE OSE I SHENJAVE

· Prizren 17.08.2020-16:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e kishte hapur lokalin e saj përkundër mbylljes nga inspektorati komunal. Nuk raportohet për të arrestuar me vendim të prokurorit është inicuar rasti në fjalë në procedurë të rregullt.

· Prizren 17.08.2020-16:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e kishte hapur lokalin e tij përkundër mbylljes nga inspektorati komunal. Nuk raportohet për të arrestuar me vendim të prokurorit është inicuar rasti në fjalë në procedurë të rregullt.

· Prizren 17.08.2020-16:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e kishte hapur lokalin e tij përkundër mbylljes nga inspektorati komunal. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit është inicuar rasti në fjalë në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Lajmet e Fundit