13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Injorohen rekomandimet e Avokatit të Popullit

logo avokat i popullitAvokatit të Popullit jo vetëm që nuk po i përfillen rekomandimet nga institucionet tjera, por vazhdohet edhe t’i kufizohet qasja në dokumentet publike. Përderisa numri i rekomandimeve të shpërfillura të këtij institucioni po rritet, deri më tani Prokuroria nuk kanë iniciuar procedurë ligjore për të ndëshkuar ata që abuzojnë me obligimet ndaj këtij institucioni.

Ligji mbi Avokatin e Popullit përcakton qartë detyrimet dhe pasojat e refuzimit të obligimeve ndaj këtij institucioni. Por, adresa e shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë po shndërrohet në objekt, ndaj të cilit shkeljet ligjore dhe mosrespektimi i rekomandimeve po bëhet trend.

Vetëm kohët e fundit 60 rekomandime të këtij organi në nivel të institucioneve janë injoruar. Të gjitha rekomandimet, mbi 300 të tilla, ku fjala është për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, në të gjithë strukturën shtetërore nuk janë respektuar.
Në këtë listë janë prej agjencive të pavarura e deri te gjykatat.

Por, Ymer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nuk ka ndonjë informacion të jetë iniciuar  rast  për të ndëshkuar mospërfillësit e rekomandimeve dhe kërkesave të këtij institucioni.

“Sa i përket disa rasteve që kanë ardhur nga Avokati i Popullit e që kanë qenë lëndë penale jemi duke i punuar. Ndërsa sa i përket rasteve të  obligimeve ligjore ndaj kërkesave të Avokatit të Popullit dhe rekomandimeve të tij nuk kam njohuri”, i ka thënë Beka.

Sami Kurteshi, i cili ka ushtruar detyrën e Avokatit të Popullit, prejse ky institucion është bërë pjesë e institucioneve të vendit, nuk shfaq ndjesinë të ketë ndryshuar diçka në kulturën e respektimit të rekomandimeve të këtij institucioni.

Përderisa gjatë administrimit territorial ndërkombëtar fushëveprimin e këtij institucioni e kishte goditur imuniteti i zgjeruar i prezencës ndërkombëtare, tani Kurteshi mendon se ekziston një regres ligjor që nga ajo kohë.

Në Kuvend për të dytën herë ka dështuar të enjten zgjedhja e Avokatit të Popullit. Sidoqoftë adresa e ankesave për shkeljet të të drejtave të njeriut mbetet e dobët karshi mospërfilljes së vendimeve të tij, përderisa nuk ka mekanizëm apo autoritet shtetëror që kontrollon zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Më Shumë

Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka...

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar. Në këto hapësira disa...

Lajmet e Fundit