14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Inspektohen punimet e çerdhes publike në lagjen “Ortakoll”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë parë nga afër punimet që po vazhdojnë për ndërtimin e çerdhes publike në lagjen Ortakoll.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përveç 6 klasave mësimore, kuzhinës, trapezarive, administratës dhe nyjeve sanitare, kjo çerdhe 1.533 metër katrorësh, brenda saj do të posedojë edhe hapësira moderne për ofrimin e shërbimeve pedagogjike.

Po ashtu, kryetari Haskuka theksoi se kjo çerdhe publike, e cila sipas bisedimeve me operatorin ekonomik pritet të përfundojë në një afat rekord deri në fund të vitit, do t’i plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për edukimin cilësor të fëmijëve.

 

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Lajmet e Fundit