2.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Inspektorati në Prizren asgjëson mall me afat të skaduar në vlerë 1 mijë e 825 euro

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren nëpërmjet sektorit të sanitarisë gjatë kontrollit te një operator ekonomik ka hasur mall me afat të skaduar dhe të pa deklaruar.

Në njoftimin e Komunës thuhet se vlera e mallit është 1,825.9 euro dhe po i njëjti është asgjësuar, ndërsa ndaj operatorit ekonomik janë iniciuar procedurat në Gjykatën Themelore Kundërvajtje, sipas Ligjit për Ushqim nr.03/L-16.

“Të gjithë operatorët ekonomikë janë të obliguar që të respektojnë procedurën e deklarimit të mallit me afat të skaduar, të largojnë nga shitja të veçohet në hapësirë si dhe të etiketohet si mall me afat të skaduar”, thuhet në njoftim, transmeton PrizrenPress.

Rasti i dytë është denoncimi i një qytetari për blerje të bukës së mykur në një Qendër Tregtare në Prizren.

“Pas inspektimit nga inspektorët komunalë të Bujqësisë është gjetur pjesa tjetër po ashtu e mykur. Malli është asgjësuar dhe ndaj operatorit përsëri janë iniciuar procedura në Gjykatën Themelore Kundërvajtje, sipas Ligjit për Ushqim nr.03/L-16.

Operatorët janë të obliguar që të kontrollojnë me kujdes të shtuar mallin e tyre në rafte dhe në depo”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Në Prizren sot luhet finalja e Kupës së Ligës së Parë

Sot në Prizren zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Ligës së Parë, ku Proton Cable Prizreni dhe Drita do të përballen për trofeun...

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Lajmet e Fundit