14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Inspektori i ndërtimit në Prizren,Nexhmedin Musliu, mohon fajësinë

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në seancën fillestare të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Artan Sejrani, seancën e shqyrtimit të dytë, në të cilën i akuzuari mund të paraqes kundërshtimet e tij lidhur me akuzën, e ka caktuar më 31 maj 2019, prej orës 10:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, për këtë rast më 27 mars 2019, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Nexhmedin Musliu, duke e ngarkuar atë se në cilësinë e personit zyrtar, inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Musliu, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i pandehuri në vazhdimësi vetëm formalisht si në aktvendimin e Inspektoratit të Ndërtimtarisë – Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të datës 22 tetor 2013, e pastaj si në procesverbalin e datës 24 tetor 2013, me të cilat urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi, e pastaj, me procesverbalin e datës 5 nëntor 2013, me te cilin urdhëron pajisjen me leje ndërtimi të Objektit-Sallonit “Arbëria”, më pas me procesverbalin e datës 9 korrik 2015, me të cilin urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në kompleksin e ndërtimeve “Barut-hane”, në Prizren, po ashtu në aktvendimin e datës 11 prill 2017, me të cilën urdhëron ndërprerjen e punimeve ndërtimore pa leje në objektin “Crystal Palace”, dhe si në aktvendimin e datës 11 maj 2017, me të cilin urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në Objektin për prodhimin e peletit, në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.

Me këtë, sipas aktakuzës, ai nuk merr masa pasuese sipas aktvendimeve për rrënime vullnetare dhe përfundimisht konkluzione për rrënime të detyrueshme të objekteve të ndërtuara pa leje, ku njëherësh i shkaktohet dëm material edhe Komunës së Prizrenit.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndryshe, për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren, më 28 gusht 2018, kishte filluar hetime edhe ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, si dhe më 9 tetor 2018, në aktvendimin për zgjerimin e hetimeve ishte pjesë edhe zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.

Mirëpo, sipas aktvendimit të 27 marsit 2019, ishin pushuar hetimet ndaj Bujar Hasanit dhe Bujar Nerjovajt, me arsyetimin se nga provat e mbledhura gjatë fazës hetimore, sipas prokurorisë, nuk është provuar dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e kanë kryer veprën për të cilën dyshohej. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Ikja nga vetmia

Enver Sulaj Ti s'e ndien fluturimin e kohës së rëndomtë Që për mua është ikje e pakthyeshme Si plumbi drejt zemrës së trishtuar. Në asnjë pikturë nuk gjenden...

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar...

Lajmet e Fundit