5 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Institucionet e drejtësisë në Prizren i bashkërendojnë veprimet për hetime më efikase

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar sot takim pune me Drejtorinë Rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në veprimet e përbashkëta ndërinstitucionale. Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija, Komandantët e të gjitha stacioneve policore në Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë, Shefat e hetimeve, udhëheqësit e njësive të specializuara, si dhe prokuror nga kjo prokurori.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i informacionit, koordinimi në fazat e hetimit, si dhe përmirësimi i procedurave të përbashkëta që ndihmojnë në luftën kundër kriminalitetit.

Kryeprokurori Kryeziu, theksoi rëndësinë e një komunikimi të hapur, profesional dhe në kohë mes institucioneve, si faktor kyç për rritjen e besimit publik dhe funksionimin efikas të drejtësisë.

Ai, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të ndryshme, duke adresuar çështje për përmirësim gjatë veprimeve hetimore të policisë, por pa lënë anash edhe adresimin e vetë kritikave.

Po ashtu, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija, vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin me Prokurorinë e Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë për bashkërendim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet operative.

Gjatë këtij takimi u diskutua për hapa konkretë që synojnë harmonizimin e veprimeve mes prokurorisë dhe policisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Takimi u konsiderua produktiv nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan nevojën për vazhdimin e kësaj qasjeje bashkëpunuese për të garantuar që puna e këtyre institucioneve, përkatësisht e sistemit të drejtësisë të funksionojë në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore.

Më Shumë

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Lajmet e Fundit