12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Integrimi i Shqipërisë kërkon përfshirjen e të gjitha palëve

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, por ka theksuar se Shqipëria ka edhe 5 prioritete për të plotësuar, të cilat mund të përmbushen vetëm nëse ka mbështetje nga të gjitha palët politike.

Ai gjatë prezantimit të rezolutës për Shqipërinë, të mërkurën në Parlamenti Evropian ku po diskutohet për këtë çështje, tha se lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe reforma në gjyqësor, mbeten pikat kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë.

“Janë 12 prioritete kyçe, kemi edhe 5 shtesë, më të vështira dhe më të rëndësishme. Por nuk mund të prezantohen brenda natës, duhet më shumë angazhim dhe mbështetje nga të gjitha palët. Reforma në administratë, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i minoriteteve janë me rëndësi. Qeveria shqiptare i ka pranuar dhe ka nisur punën. Reforma kanë nisur dhe nxisim autoritetet të vijojnë me këto reforma“, theksoi Fleckenstein.

Ndërkaq, eurodeputeti vlerësoi edhe vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Beograd dhe takimin me homologun serb, Aleksandar Vucic, duke e quajtur një kontribuues për paqen në rajon.

Projektrezoluta për Shqipërinë u miratua më 14 prill nga Komisioni i Jashtëm i PE, me 51 vota pro dhe 3 kundër.

Rezolutës me 24 pika iu ndryshuan disa amendamente, duke iu shtuar 16 amendamentet e kompromisit mes grupeve parlamentare në PE-së, që u paraqitën nga disa eurodeputetë, transmeton Shekulli.com.al.

Dokumenti final do të miratohet në seancën plenare në Strasburg, në datat 27-30 prill. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit cilësohen sfida të mëdha, ndërsa bëhet apel për zbatimin e marrëveshjes politike të 24 dhjetorit 2014. Projekt-rezoluta përshëndet rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë. /Shekulli.com.al/

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prizren, ku një grua ka tentuar të vetëvritet duke pirë Domestos. Sipas burimeve...

Albulena Balaj Halimaj fton qytetarët ta votojnë Shaqir Totajn

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për balotazhin në Prizren.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrneit, Shaqir Totaj njoftoi...

Lajmet e Fundit