7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Interesim i madh për ekspozitën “Gursel dhe Pranvera Sylejmani” në Suharekë

Mbrëmë është përuruar shtëpia e re e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, dhe krahas kësaj është hapur edhe ekspozita “Gursel dhe Pranvera Sylejmani”.

Kjo ekspozitë sjell një përvojë unike që ndërthur artin, trashëgiminë dhe emocionet familjare, duke e shndërruar atë në një nga ngjarjet qendrore të Festarit 2024.

Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë personalitete nga politika dhe kultura, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, deputetë dhe përfaqësues nga pushteti lokal.

Përshtypjet e këtyre personaliteteve dhe mysafirëve të tjerë për këtë ekspozitë ishin të mëdha.

May be an illustration of 1 person

Nën organizimin e Refki Gallopenit dhe me kurator Skënder Boshtrakaj, ekspozita përfshin punimet e Pranvera dhe Gursel Sylejmanit, baba e bijë që përmes artit të tyre shprehin një histori të thellë trashëgimie dhe dashurie familjare.

Pranvera Sylejmani, e njohur për stilin e saj të veçantë, sjell një koleksion që përqendrohet në traditat shqiptare dhe përfaqëson figura të rëndësishme të kulturës dhe jetës shqiptare. Në krah të saj qëndron babai i saj, Gursel Sylejmani, dëshmor i kombit, i cili përmes punimeve të tij përçon emocione të thella, shkruan “Epoka e re”.

May be an image of 5 people

Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës është një letër prekëse që Gurseli i ri i ka dërguar të dashurës së tij nga burgu, një dokument që reflekton dashurinë, shpresën dhe qëndrueshmërinë e tij, si dhe dimensionet intelektuale e artistike të veprës së tij.

May be pop art

Artistja Pranvera Sylejmani përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar iniciatorin dhe realizuesin e kësaj ekspozite, Refki Gollopeni dhe kuratorin Skender Boshtrakaj, të cilët sollën përpara komunitetit artistik dhe dashamirësve të artit këtë ekspozitë, e cila për të bart një trashëgimi shpirtërore të veçantë.

May be art of 5 people

“Kjo ekspozitë mban edhe emrin e babait tim, Gurselit, pranë të cilit, si fëmijë, pata fatin të hedhja ngjyra dhe vijat e para naive në telajon e tij. Duke qenë pranë tij, gjithmonë imagjinoja që një ditë do të ndiqja hapat e tij. Sot, si e rritur, e kuptoj që hapi i tij nuk mund të arrihet lehtësisht, sepse ai ishte një hap i madh dhe i veçantë. Po ashtu, tani e kuptoj që ato ngjyra dhe vija që i shihja si fëmijë në telajon e tij nuk ishin thjesht vizatime, por simbolizonin vuajtjet dhe aspiratat e tij – vuajtjet përgjatë rrugës së lirisë dhe shpresën që një ditë, si kjo e sotmja, fëmijët e tij dhe të gjithë të tjerët të mund të zhvillojnë lirisht veprimtarinë e tyre, pavarësisht se ai vetë nuk e pati këtë fat”, ka thënë ajo.

May be art of 1 person

Sylejmani ka theksuar se është jashtëzakonisht e lumtur dhe thellësisht mirënjohëse ndaj nënës së saj Alije Sylejmani, e cila kurrë nuk u lodh të mbante mbi supe peshën e përgjegjësisë për emrin e babait dhe për fëmijët, duke i udhëhequr gjithmonë drejt gjurmëve të tij.

May be an image of 6 people

“Jam mirënjohëse gjithashtu ndaj secilit prej jush që ishte prezent në këtë ekspozitë, dhe respektoni vlerat artistike dhe kombëtare”, ka shkruar artistja Pranvera Sylejmani.

Më Shumë

Magjike/ Publikohet kënga, Parashqevi Simaku i rikthehet këngës

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë”...

Murati: Sot dalin pagat e sektorit publik dhe shtesat prej 100 eurosh

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave u shpreh se...

Lajmet e Fundit