-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Intervista e bijës së të arrestuarës Ikballe Haduti për Iranin: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Zehra Haduti është vazja e biznesmenit Asllan Huduti dhe përfaqësueses së sektit ‘sheiite’ tashmë të arrestuar, Ikballe Berisha- Haduti. Ajo është e njohur në shtetin Iranian për intervistën ku kishte deklaruar se do ta luftonte Amerikën.

Është vetëm një e re e brumosur në rrymën radikale shiite të shpërndarë e financuar nga regjimi i Iranit. Derisa historia e së bijës mund të duket veç deklarata mediale, historia e së ëmës në anën tjetër është krejt tjetër. Shumë më e rrezikshme.

Zehra kishte deklaruar për televizionin iranian ‘Nasr TV’ arsyen e kësaj vizite. ‘Jam këtu që ta luftoj Izraelin dhe Amerikën’.

“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuamë dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri.
Për çka jeni ju në Iran?

Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference.
A mendon që në këto konferenca mund të arrihet diçka”, kishte deklaruar ajo.

Nëna e Zehras në vitin 2015 ishte dyshuar se ka rekrutuar gratë kosovare në Siri, madje bashkë me burrin e saj Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë për rekrutim. Madje, ata haptas kishin dalur kundër Amerikës, ku edhe vajza e tyre Zehra Hududi e vizitoi Iranin, një republikë islamike me shumicë “shiite”, njëri nga dy sektet e fesë islame (“sunnitët” janë sekti tjetër dhe më i madhi) që luftojnë me shekuj mes vete në Lindjen e Mesme.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks

 

Më Shumë

Zgjedhjet duhet të bojkotohen si shenjë pakënaqësie ndaj poshtërësive të partive politike

Azem Lajqi Deri tash qytetarët e Kosovës kanë votuar si disponim për formimshtet ligjor, si shpresë në emra të caktuar dhe, së fundi, si provim...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2.074 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit