IS-i ekzekuton mbi 200 veta në Siri

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar së paku 217 njerëz në dhe përreth qytetit Palmira të Sirisë, prejse kanë marrë kontrollin e tij, dhjetë ditë më parë.

Grupi, me seli në Londër, ka thënë se ka vërtetuar ekzekutimin e 67 civilëve, përfshirë 14 fëmijë dhe 12 gra.

Burimi i njëjtë ka thënë se janë vrarë edhe 150 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Sirisë në pjesë të ndryshme të provincës Homs, transmeton Rel.

Në total, së paku 220,000 njerëz janë vrarë në luftën e Sirisë prejse ka nisur në mars të vitit 2011.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit